Wednesday, 1. April 2026
Sport

Muja dhe Daku mund të debutojë me Shqipërinë, evitohet më e keqja

GS 04/09/2023 1 Min. Lesezeit

Silvinjo mund të buzëqesh! Trajneri brazilian ka më pak dhimbje koke përpara ndeshjes që do të ketë me Çekinë.

Mirlind Daku dhe Arbnor Muja ishin në rrezik për takimin e parë, për shkak se u vonua procedura e pasaportës nga ana e presidentit të Republikës së Shqipërisë.

  

Kështu FIFA nuk kishte dhënë ende përgjigjen pozitive dhe dritën jeshile, në mënyrë që lojtarët të zbrisnin në fushën e blertë me fanellën kuqezi.

Megjithatë duket se problemet janë zgjidhur për këta lojtarë që mund të luajnë me Shqipërinë që nga ndeshja e parë.

  

  


Teilen: