• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Milanistët të tërbuar për të kuqin që iu fal Barelas para derbit, ish-gjyqtari i Serisë A: E meritonte plotësisht

04/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Java e ardhshme e kampionatit italian vë përballë Interin me Milanin, një duel i ndezur që gjen të dy skuadrat në kreun e renditjes së kampionatit me pikë të barabarta. Dhe si gjithmonë, ndeshja paraprihet nga polemika të shumta. Këtë radhë, protagonist ka qenë arbitrimi i ndeshjes Inter-Fiorentina, pasi tifozët kuqezi pretendojnë se gjyqtari Marketi duhej të kishte nxjerrë me të kuq mesfushorin e zikaltërve, Nikolo Barela, pasi fyeu në mënyrë të dukshme pikërisht kryesorin edhe pse sapo kishte marrë të kuq.

dssdsddssdsd

Pamjet e atij momenti kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe tanimë të drejtë atyre u ka dhënë edhe ish-gjyqtari i Serisë A, Mauro Bergonzi. Duke bërë moviolën e javës në studion e “Mediaset” ai ka theksuar se kryesori Marketi kishte vepruar gabim duke mos e ndëshkuar.

“Barela ndëshkohet me të verdhë për protesta por pastaj shan në mënyrë të dukshme kryesorin e ndeshjes. Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë për dy arsye: Barela është një lider i Interit dhe i kombëtares, një lojtar i madh dhe në nivelet e UEFA-s këto gjëra nuk falen kurrë. Marketi nuk mund t’ia lejojë vetes që të trajtohet kështu nga një lojtar. Futbollistët e tjerë duhet ta dinë që me të nuk mudn të tallesh. Barela e meritonte plotësisht një të kuq. Ajo e sharë paragjykon besueshmërinë e gjyqtarit dhe kolegëve të tij”, tha ish-arbitri i Serisë A.

Immaginate lo avesse fatto Theo Hernandez o qualsiasi altro giocatore del Milan… #Immunità #Barella #InterFiorentina pic.twitter.com/aJceRGWEg1

— Dionisio Minerva (@DionisioMinerva) September 4, 2023

Fraza që kanë shtuar edhe më shumë revoltën e tifozëve kuqezi, të cilët padyshim që nuk do të dëshironin në fushë si kundërshtar në javën e ardhshme një prej lojtarëve më cilësorë të Interit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Inzaghi dorëzon në UEFA listën e lojtarëve që do të luajnë në Champions, mësohet fati i Asllanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.