Tuesday, 12. May 2026
Sport

“Shqiponjat” zbresin në Pragë, kombëtarja shqiptare gati për të sfiduar Çekinë

GS 06/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Shqipërisë ka zbarkuar ditën e mërkurë në Pragë, aty ku do të ndeshen me kombëtaren e Çekisë për eliminatoret e Euro 2024.

Në një video të publikuar në kanalet zyrtare të FSHF-së, shihen momentet e nisjes së lojtarëve tanë dhe mbërritja e tyre në aeroportin e Pragës.

Pasi kanë dalëa të gjithë nga avioni, skuadra dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kanë pozuar të gjithë së bashku me flamurin kuqezi në duar.

Ditën e enjte, në orën 20:45 dhe në stadiumin “Fortuna Arena”, Shqipëria do të sfidojë Çekinë.

Teilen: