Premier Liga po siguron vendin e pestë në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm falë një rezultati në Ligën e Konferencës. Kompeticioni kryesor i UEFA-s po zgjerohet në 36 ekipe nga 32 për sezonin 2024-‘25.
Dy nga katër vendet e reja shtesë do t’u jepen kampionateve që janë në krye të klasifikimit të koeficienteve. Premier Liga po përballej me konkurrencën e disa kampionateve të tjera europiane për vendin shtesë në Champions.
Megjithatë, shanset e Spanjës tani kanë marrë një goditje të madhe, me Premier Ligën që ka të ngjarë të luftojë me Serinë A të Italisë dhe Bundesligën e Gjermanisë. Kjo për faktin se klubi i La Ligës, Osasuna, u eliminua nga Liga e Konferencës në “play off” nga skuadra belge e Klub Bryzhit.
PANORAMASPORT.AL