• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Eliminohet Kroacia

07/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Portugali – Slloveni dhe Ukrainë – Spanjë.

Këto janë gjysmëfinalet e Kampionatit Europian të moshës deri në 19 vjeç në futboll salle, që është duke u zhvilluar në Poreç të Kroacisë dhe që po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Shumë emocionuese ndeshja mes Kroacisë dhe Portugalisë, atje ku të besuarve të Duje Maretiç i duhej vetëm fitorja.

Pedro Markez, që ka realizuar trigolësh, bëhet inspirues për portugezët, të cilët kanë shënuar dhe me anë të Rikardo Markez e në fund kanë fituar 4-3. Që do të thotë se nuk kanë mjaftuar golat e Josipoviç, Galesiç dhe Jedvaj.

Ndërkohë Spanja, që është dy herë Kampione Europe për këtë moshë, ka mundur 5-2 Francën.

Tapias autogol më pas Miguel, Kano, Huaniko dhe Ruben Rodo kanë zhvlerësuar golat e Lançer Asnem dhe Erradaf.

Në grupin B bën përshtypje eleminimi i Italisë, ndërsa është mundur nga Slloveni 2-4, kurse Ukraina ka fituar me Finlandën, 7-4. Gjysmëfinalet luhen të premten, ndërsa finalja e madhe të dielën në ora 20:30.

Next Post

Ndeshja ndaj Zvicrës, Valon Berisha: Jemi përgatitur mirë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.