Tuesday, 12. May 2026
Sport

Çeki – Shqipëri, publikohen kuotat e basteve sportive

GS 07/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare e futbollit e vazhdon sot kampanjën kualifikuese të Kampionatit Evropian.

  

Kuqezinjtë do të përballen sonte me Çekinë në udhëtim me fillim nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

Kombëtarja e Shqipërisë nuk konsiderohet favorite për të triumfuar, sipas kuotave të publikuara nga kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com”.

Fitorja e Çekisë llogaritet me kuotën 1.50, barazimi 3.80 ndërkohë për triumfin e Shqipërisë kuota llogaritet 7.00.

Aktualisht Republika Ceke është e para në grupin E me shtatë pikë, një më shumë se Shqipëria.Tri ditë më vonë Shqipëria në Air Albania do ta presë Poloninë ku do të kërkojë fitore.

Dy vendet e para të secilit grup, kualifikohen direkt në Kampionatin Evropian ‘’Euro 2024’’./Lajmi.net/

  

  


Teilen: