Prej shumë vitesh, ka pasur debate mes tifozëve të futbollit dhe dashamirëve të “gjësë dytësore më të rëndësishme në botë” se kush është më i mirë, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi.
Të dy arritën shumë, fituan trofe individualë dhe klubesh, arritën suksese me kombëtaret e vendeve të tyre dhe me të drejtë konsiderohen si një nga më të mirët në historinë e futbollit.
Cristiano Ronaldo foli për këtë temë dhe tha se e vlerëson Lionel Messin pavarësisht rivalitetit të gjatë. Portugezi legjendar beson se dikush që e vlerëson duhet të ketë një mendim të keq për Lionel Messin.
“Nuk keni pse ta urreni Messin. Rivaliteti nuk ekziston më. Të dy po bëjmë mirë”, tha Ronaldo, transmeton lajmi.net.
Portugezi legjendar theksoi se të dy ndryshuan historinë e futbollit.
“Ne të dy ndryshuam historinë e futbollit dhe respektojmë njëri-tjetrin. Nuk i kushtoj rëndësi atij rivaliteti, kemi 15 vite që luajmë. Nuk po them se jemi miq, por ekziston respekti i ndërsjellë” – tha ai./Lajmi.net/