• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Të gjithë ishin skeptikë për Inzagin, Pioli u rrit tek Milani”/ Tare zbulon të përbashkëtat dhe veçantat e trajnerëve të klubeve të Milanos

07/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-futbollisti i Kombëtares “kuqezi”, Igli Tare ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për kampionatin italian dhe në veçanti për dy skuadrat kryesuese, Interin e Milanin. Ai u ndal edhe tek trajnerët Simone Inzagi dhe Stefano Pioli.Collage Maker-07-Sep-2023-12-04-PM-7891

“Pioli dhe Inzagi janë empatikë, por të ndryshëm në taktikë. Ku qëndron empatia? Dinë të krijojnë lidhje të fortë me lojtarët, për këtë ata fitojnë besimin. Ndërsa në evolucionin taktik, Inzagi luan me të njëjtin formacion të perfeksionuar ndër vite, 3-5-2 është një pikë e fortë, jep siguri. Pioli ka ndryshuar më shumë, ai tashmë përdor më shpesh 4-3-3 me ne, por fitoi një titull me 4-2-3-1”, u shpreh Tare.

Igli foli pak edhe për të shkuarën e dy trajnerëve.

“Pioli mbërriti në Milan me një sfond më të larmishëm dhe përvoja të ndryshme. Koha e tij tek Interi e ndihmoi atë, por edhe periudhat te Lacio dhe Fiorentina gjithashtu e përgatitën për kalimin përfundimtar. Ai kishte pjekurinë e duhur kur mbërriti tek Milani dhe pastaj u rrit më shumë kur fitoi titullin.

Në fillim kishte disa pikëpyetje për Inzagin, dikush mendonte se ishte shumë i ri, dikush jo shumë ndërkombëtar. Pak të tjerë do të kishin dalë të “gjallë” nga momentet që ai përjetoi sezonin e kaluar. Duke përballuar me atë stuhi, gjithçka ndryshoi dhe ishte shumë pranë trofeut të Championsit. Inzagi priret të jetë mik, por e di se kur duhet të mbajë distancën”, përfundoi ish-drejtori sportiv i Lacios.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Media zvicerane: Shtatë zviceranë të Kosovës sfidojnë Zvicrën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.