Pas emërimit të Luçiano Spaletit në kombëtaren italiane, kanë nisur të ndihen lëvizjet e para tek të kaltërit, që tashmë do të kenë edhe kapitenin e ri. Shiriti do të mbahet nga sulmuesi Çiro Imobile, pasi është futbollist me më shumë paraqitje në grupin aktual.
Kapiteni i Lacios, i cili mbushi 33 vjeç shkurtin e kaluar, numëron plot 56 ndeshje, teksa në duelin e nesërme ndaj Maqedonisë së Veriut do të mbajë shiritin.
Ja cilët janë tre lojtarët e kombëtares së Italisë të pranishëm në grumbullimin aktual me më shumë paraqitje me përfaqësuesen:
Imobile 56 ndeshje
Donaruma 54 ndeshje
Barela 45 ndeshje
PANORAMASPORT.AL