• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lajme aspak pozitive, miku i ngushtë i legjendës Schumacher e përshkruan me katër fjalë gjendjen e tij

08/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Piloti legjendar i Formulës 1, Michael Schumacher, pati një aksident në ski gati dhjetë vjet më parë, dhe që atëherë askush nuk e ka parë atë, përveç disa mjekëve dhe atyre më të afërt me të.

Dhe ata që e kanë parë, rrallë flasin për të për shkak të ndalimit të familjes, ndaj gjendja e tij shëndetësore është kthyer në një mister të vërtetë.

  

Tashmë gazetari që ndjek Formula 1, Roger Benoit, përndryshe mik i ngushtë i familjes Schumacher, duke folur për tabloidin zviceran “Blick”, ka zbuluar detaje të reja mjaft shqetësuese, përcjell Lajmi.net.

Të gjithë shpresonim që së shpejti të mbërrinte një lajm pozitiv për kampionin e madh, por në vend të kësaj po vijnë fjalë që sjellin ankth.

“Është një rast i pashpresë”, ishte gjithçka që tha Roger Benoit dhe këto katër fjalë mjaftojnë që të gjithë të kuptonim se gjendja e tij shë shëndetësore nuk është përmirësuar.

Kujtojmë se Michael Schumacher goditi kokën në një gur teksa bënte ski në fund të vitit 2013, pas së cilës u vendos në koma të induktuar për më shumë se tetë muaj.

Ai u transferua në një shtëpi familjare në Zvicër, ku nuk lejohet të hyjë askush përveç miqve dhe familjes së tij më të ngushtë, si dhe një ekipi special mjekësh.

Madje ka pasur një tentativë për të fotografuar fshehurazi Michael Schumacher dhe për ta shitur atë në media, gjë që natyrshëm ka hasur në reagime të ashpra nga familja.

  

  


Next Post

VIDEO/ Mesi është i pandalshëm edhe me Argjentinën, i jep fitoren skuadrës me goditje dënimi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.