Ylli i Manchester United, Antony është goditur nga akuza të reja për sulm nga dy femra të tjera.
Antony, i cili i kushtoi 85 milionë funte Unitedit së fundmi u akuzua për sulm nga ish e dashura e tij, Gabriela Cavallin.
Antony është përjashtuar nga Kombëtarja e Brazilit për ndeshjet e radhës për këto akuza.
Së fundmi, studentja e drejtësisë Rayssa de Freitas dhe bankierja Ingrid Lana tani kanë akuzuar gjithashtu yllin e Kupës së Botës për sulme fizike, raportojnë gazetat braziliane Jornal Extra dhe Record, shkruan Lajmi.net.
Një raport i policisë nga maji i vitit 2022 nga Rayssa, i cili është bërë publik, përshkruan sjelljen e dyshuar të dhunshme nga lojtari i Manchester United.
Sulmi ka ndodhur në një veturë sipas kësaj gazete.
Ingrid Lana është viktima e tretë e supozuar.
33-vjeçarja ka akuzuar Antonyn për dhunë fizike në një intervistë për Record, e cila do të transmetohet të dielën.
“Ai u përpoq të kishte marrëdhënie seksuale me mua, por më shtyu pas një muri kur refuzova dhe unë godita kokën”, pretendoi Ingrid për Record.