Mesfushori Nedim Bajrami është heroi i kombëtares shqiptare në ndeshjen e mbrëmshme.
Bajrami të gjente rrugën e rrjetës dhe t’i dhuronte kuqezinjve një barazim me shumë vlerë ndaj një rivali direkt si Çekia.
24-vjeçari shënoi një “perlë” të vërtetë që shumë tifozë e kanë krahasuar me golat e magjishëm që realizohen nga këmbët e Lionel Messit.
As faqja e UEFA-s Euro 2024 në instagram nuk i ka rezistuar dot këtij goli.
“Bajrami e bën përsëri” është shkruar në postim, duke vlerësuar kështu golin e mesfushorit tonë.
Kujtojmë se goli ndaj Çekisë është i 3-ti rresht në 3 sfidat e fundit.
View this post on Instagram