Saturday, 4. April 2026
Sport

Dalin në treg të zi biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, shiten shumë më shtrenjtë

GS 08/09/2023 1 Min. Lesezeit

Ndeshja Kosovë-Zvicër do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Interesimi për këtë përballje ishte i jashtëzakonshëm, saqë për tri orë u shitën të gjitha biletat.

Një person ka vendosur tri bileta në shitje.

Biletat janë të pjesës perëndimore, të cilat janë shitur 20 euro copa.

Por, ai i ka vendosur tri biletat në shitje për një çmim disa herë më të madh prej 450 euro.

Teilen: