• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova U17 fiton miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut

08/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova U17 ka shënuar fitore në miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut U17, me rezultat 2:1.

Edhe kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

  

Të parët në epërsi kaluan futbollistët mysafirë, me golin e shënuar nga Hisar Ali, në minutën e 21-të (1:0).

Me këtë rezultat u përmbyll pjesa e parë.

Ndërkohë, në pjesën e dytë dardanët e rinj u angazhuan më shumë në kërkim të golit dhe në minutën e 75-të arritën të barazojnë shifrat përmes Leart Salihut.

Ky gol iu dha energji shtesë djelmoshave tanë, të cilët në minutën e 90-të pas këmbënguljes së madhe arritën që të gjejnë edhe golin e fitores, kur Ermal Krasniqi shënoi për ta vendosur rezultatin përfundimtar, 2:1.

Këto dy miqësore i kanë shërbyer përzgjedhësit Arbnor Morina dhe ndihmësit të tij Fadil Berisha për ta parë formën e futbollistëve dhe për ta përgatitur ekipin sa më mirë për ndeshjet kualifikuese që zhvillohen në muajin nëntor në Kroaci.

 

 

  

  


Next Post

Tare: Pioli dhe Inzaghi të ngjashëm në marrëdhënien me lojtarët, por taktikisht të ndryshëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.