• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Stons-Meguajër nuk japin më garanci, Sauthgejt do të eksperimentojë në mbrojtje për Europianin

08/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Që kur Garet Sauthgejt mori drejtimin e Anglisë, nuk ka dyshime se partneriteti i tij i preferuar për qendërmbrojtësit ka qenë Xhon Stons dhe Herri Meguajër, me dyshen e Sitit dhe Junajtidit që mbrojti qendrën e prapavijës së “tre luanëve” në Kupën e Botës 2018, “Euro 2020” dhe Kupën e Botës 2022.

sauthgejt

Besimi i Sauthgejtit te Meguajëri ka qenë i palëkundur, pavarësisht mungesës së aktivizimit të tij në nivel klubesh, me ishkapitenin e Junajtidit që nisi titullar 11 ndeshjet e fundit të Anglisë në të gjitha kompeticionet. Megjithatë, ai pritet të jetë nën presion për pozicionin e tij në këto kualifikuese nga lojtarë si Levi Koluill, Ljuis Dank dhe Mark Guehi, që të tre të shkëlqyer në nivel klubi.

Prandaj, mungesa e Stonsit për shkak të lëndimit i ka dhënë një shans treshes së re, së bashku me Fikajo Tomorin e Milanit, për të pretenduar një vend në skuadër. Mbrojtësi i Çelsit, Koluill, pritet të ketë një shans që në ndeshjen kualifikuese të së shtunës kundër Ukrainës, ose në miqësoren e së martës me Skocinë.

20- vjeçari e ka nisur sezonin në mënyrë mbresëlënëse pas një huazimi ku shkëlqeu te Brajtoni sezonin e kaluar. Por kjo javë pritet t’i japë teknikut 53-vjeçar një tablo më të qartë për mbrojtjen e tij në Europianin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Tare: Pioli dhe Inzaghi të ngjashëm në marrëdhënien me lojtarët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.