Saturday, 4. April 2026
Sport

Rama e quan arritje të madhe për Prishtinën organizimin e LM më 2030

GS 08/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka quajtur arritje të madhe për Prishtinën besimin që Kosova t`i organizojë Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

“Lojërat Mesdhetare – Prishtina 2030 janë arritje e madhe për Prishtinën, fitore e madhe për Kosovën dhe Festival i madh sportiv për mbarë kombin shqiptar”, ka thënë ai.

“Prishtina është i pari qytet jobregdetar në historinë e këtyre lojërave që do t’i mirëpresë atletët garues.

Do të përdoren terrenet sportive edhe të Gjakovës, Pejës, Ferizajit, Podujevës, Mitrovicës e shumë qyteteve të Kosovës, kurse edhe qyteti i Durrësit për garat detare përmes një partneriteti tejkufitar mes shteteve”..

Teilen: