Tuesday, 12. May 2026
Sport

Bulku: Ja e vërteta e aktivizimit të Strakoshës dhe Uzunit

GS 10/09/2023 1 Min. Lesezeit

Zv.trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, dha një prononcim të shpejt para ndeshjes me Poloninë, ku sqaroi aktivizimin e Strakoshës dhe Uzunit nga minuta e parë. 

“Berisha ka pasur një mbrëmje gripale, ndaj është zgjedhur Strakosha.

Futja e Uzunit u bë duke parë se Seferi ka shpenzuar shumë, ka vrapuar 13 km. Një lojtar më i freskët si Uzuni, mund të bëjë edhe më mirë në sulm.  

E rëndësishme është që skuadra të marrë një rezultat pozitiv dhe të fitojë, pastaj të tjerat janë zgjedhjet e trajnerëve.   Motoja është që të jemi të gjithë një dhe të presim një rezultat pozitiv”, u shpreh Bulku.

Teilen: