Para pak çastesh ka filluar ndeshja kualifikuese ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Polonisë.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.
Me të nisur ndeshja në stadium, gjyqtari e ndërpreu atë për pak çaste pas ndezjes dhe hedhjes së mjeteve piroteknike në fushë nga ana e tifozerisë shqiptare.
Tribunat e stadiumit në kryeqytetin shqiptar janë të stërmbushura me tifozë.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë është në kuadër të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.
Në grup me Shqipërinë dhe Poloninë janë edhe Çekia, Moldavia dhe Ishujt Faroe./Lajmi.net/