Sunday, 5. April 2026
Sport

Statistikat e pjesës së parë: Shqipëria më e mirë në një nuancë sesa Polonia

GS 10/09/2023 1 Min. Lesezeit

Para disa minutave është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes kualifikuese ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe Polonisë.

  

Kombëtarja shqiptare është në avantazh 1:0 kundër Polonisë pas 45 minutave të para të lojës, shkruan lajmi.net.

Jasir Asani realizoi eurogolin nga një distancë e largët në portën polake në minutën e 38-të.

Shqipëria ishte më dominuese në një nuancë sesa Polonia, bazuar në statistika.

Kuqezinjtë dominuan në posedim të topi 53%-47%. Në goditje në portë dy kombëtaret kishin nga tri sosh.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë.

Tribunat e stadiumit në kryeqytetin shqiptar janë të stërmbushura me tifozë.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë është në kuadër të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

Në grup me Shqipërinë dhe Poloninë janë edhe Çekia, Moldavia dhe Ishujt Faroe./Lajmi.net/

  

  


Teilen: