Tuesday, 1. September 2026
Sport

Notat e futbollistëve: Shqipëri – Poloni, Ramadani më i vlerësuari në fushë

GS 10/09/2023 2 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka shënuar fitore kundër Polonisë, në një ndeshje shumë të rëndësishme në rrugën drejt Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

  

Kuqezinjtë triumfuan 2:0 kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, kuadër të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Mesfushori nga Kosova, Ylber Ramadani është vlerësuar futbollisti më i mirë në fushë, sipas uebfaqes së specializuar të vlerësimeve “Whoscored.com”.

Ramadani mori notën 7.7, ndërkaq lartë u vlerësua edhe Asani 7.3 dhe Daku 7.2.

Kujtojmë se Jasir Asani kaloi Shqipërinë në avantazh në minutën e 38-të falë një eurogoli nga distanca e largët. Me këtë gol u mbyll pjesa e parë me epërsinë e vendasve.

Golin e dytë dhe të epilogut përfundimtar për Shqipërinë e realizoi sulmuesi gjilanas Mirlind Daku në minutën e 62-të, vetëm një minutë pasi u inkuadrua në lojë.

Shqipëria me këtë fitore është lidere e grupit me 10 pikë të grumbulluara.

Tetë pikë ka Çekia në pozitën e dytë, po aq sa Moldavia. Polonia është e parafundit me gjashtë pikë, ndërkaq e fundit është Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

Shqipëria e para | Kjo është renditja në Grupin E pas triumfit të kuqezinjve ndaj Polonisë

Ndeshja e radhës për Shqipërinë është në tetor kur e pret Çekinë në kryeqytetin shqiptar./Lajmi.net/

  

  


Teilen: