Ish futbollisti Flamur Kastrati tani është trajner.
Kastrati është emëruar asistent trajner në klubin e elitës së futbollit norvegjez, Odds Ballklubb..
Ish sulmuesi i kombëtares së Kosovës, është krenar që ka marrë këtë detyrë.
Ai tha se është një ndjenjë e papërshkrueshme të jesh trajner por edhe një përgjegjësi e madhe.
Kastrati thotë se do të jap maksimumin në zejen e trajnerit me synime që me ekipin e tij të arrijnë rezultate sa m të mira në ligën e parë norvegjeze.