Humbja përballë Shqipërisë ka komplikuar ndjeshëm pozitat e Polonisë në grupin e saj kualifikues të EURO 2024. Dhe zërat për shkarkimin e trajnerit Fernando Santos janë shtuar ndjeshëm, sidomos pas paraqitjeve shumë të dobëta të polakëve.
Ndërsa mediat polake pritnin që ai të jepte dorëheqjen pas përfundimit të ndeshjes së sotme, portugezi i çuditi të gjithë me fjalët e tij. “As sot dhe as nesër”, ishte përgjigja e parë e tij para gazetarëve.
I pyetur përsëri nëse do të vazhdonte të ishte në detyrë me stafin e tij edhe në muajin e ardhshëm, ai vazhdoi i qetë. “Pyeteni presidentin për këtë. Nëse presidenti vendos që nuk ka kuptim që bashkëpunimi të vazhdojë më tej, atëherë ai do të flasë me mua. Nuk ka asnjë arsye pse t’i kthehemi kësaj çështje. Unë nuk do të jap dorëheqjen”, tha trajneri i Polonisë.
PANORAMASPORT.AL