Sunday, 5. April 2026
Sport

E preku vetëm 1 herë topin brenda zonës, Gjimshiti dhe Ismajli “futën në xhep” Levandovskin/ Shikoni statistikat e sulmuesit polak

GS 11/09/2023 1 Min. Lesezeit

Performanca spektakolare e mbrojtësve të Kombëtares shqiptare, bëri që Robert Levandovski të ishte inekzistent në duelin ndaj Shqipërisë, ku kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 2-0. Gjimshiti dhe Ismajli u kujdesën më së miri për ta futur “në xhep” yllin polak, i cili nuk arriti të realizonte asnjë gjuajtje në kuadrat.  

LEVAAAAS

Statistikat e “Sofa Score”, konfirmojnë se sulmuesi i Barcelonës la për të dëshiruar në “Air Albania”. Ai e preku vetëm 1 herë topin brenda zonës, ndërkohë që fitoi 4 nga 10 duelet ajrore me futbollistët e Shqipërisë. Në total Leva e preku 32 herë topin, teksa realizoi vetëm 1 driblim. Në fund të sfidës, sulmuesi polak u vlerësua me notën 6.6.  

Levaaa

PANORAMASPORT.AL

Teilen: