Sunday, 5. April 2026
Sport

Lewandowski “shpërthen” pas humbjes në Tiranë: Disfata nga Shqipëria turp i madh

GS 11/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka shënuar fitore kundër Polonisë, në një ndeshje shumë të rëndësishme në rrugën drejt Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

  

Kuqezinjtë triumfuan 2:0 kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në kuadër të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Sulmuesi kryesor i Polonisë, Robert Lewandowski pas ndeshjes u shpreh i zhgënjyer me humbjen në Tiranë.

“Ditët e fundit iu kushtuan kryesisht kombëtares, pasi në shtator luajtëm dy ndeshje të eliminatoreve të Euro 2024. E para, edhe pse pas një loje të dobët, përfundoi me fitoren 2:0 ndaj Ishujve Faroe. Ndeshja tjetër është një turp i plotë me Shqipërinë, pasi humbëm 2:0”, deklaroi sulmuesi polak.

Shqipëria me këtë fitore është lidere e grupit me 10 pikë të grumbulluara.

Tetë pikë ka Çekia në pozitën e dytë, po aq sa Moldavia. Polonia është e parafundit me gjashtë pikë, ndërkaq e fundit është Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

Ndeshja e radhës për Shqipërinë është në tetor kur e pret Çekinë në kryeqytetin shqiptar./Lajmi.net/

  


Teilen: