Sunday, 5. April 2026
Sport

E bujshme nga mediat vendase, Verratti refuzoi thirrjen e Spallettit në kombëtaren italiane

GS 11/09/2023 1 Min. Lesezeit

Ka qenë i befasishëm vendimi i Luciano Spalletit për të mos ftuar Verratin në ndeshjet e shtatorit. Por në fakt e vërteta po del të jetë ndryshe.

Siç raportojnë mediat italiane, duket se ka qenë vetë Verratti që ka refuzuar thirrjen.

Arsye e këtij vendimi thuhet se është situata e tij e komplikuar , fizike dhe psikologjike.

Përplasja me Luis Enriquen dhe situata te PSG duket se ka ndikuar në gjendjen emocionale të lojtarit, për çka edhe e ka refuzuar Italinë./ h.ll/abcnews.al

Teilen: