Të shtunën e ardhshme, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një podcast me trajnerin e kombëtares shqiptare, Sylvinho dhe asistentët e tij, Pablo Javier Zabaleta Girod dhe Dorival Guidoni Junior.
Lajmin e konfirmoi vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas Ramës, Sylvinho dhe asistentët po e ngrejnë kombëtaren në një nivel të ri.
“Gati Episodi 1 i Sezonit 2 të Podkastit FLASIM me treshen e kampionëve, që nën udhëheqjen e trajnerit Sylvinho e kanë ngritur Kombëtaren Kuqezi në një nivel të ri”, shkruan Rama në Insagtam.
View this post on Instagram