Sunday, 5. April 2026
Sport

Ylli i Juventusit Paul Pogba rezulton pozitiv në testin e dopingut

GS 11/09/2023 1 Min. Lesezeit

Ylli i Juventusit, Paul Pogba ka rezultuar pozitiv për testosteron në një test të zakonshëm dopingu.

Pogba rezultoi pozitiv pas ndeshjes së Juventusit ndaj Udineses më 20 gusht.

  

Francezi ishte një nga lojtarët e zgjedhur për t’iu nënshtruar testeve të dopingut dhe doli se kishte nivele të larta të testosteronit, ka raportuar agjencia e lajmeve “ANSA”.

Atij do ti bëhet edhe një mostër tjetër e testit.

  

  


Teilen: