Sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku, të dielën mbrëma ka realizuar gol për Kombëtaren e Shqipërisë në fitoren 2:0 ndaj Polonisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Shqipëria me këtë fitore e ka bërë një hap të madh në “luftën” për kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
25-vjeçari ditën e sotëm është takuar me kryeartin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilit ia ka dhuruar edhe një fanellë, pas marrjes së dekretit të nënshtetësisë dhe betimit.
“Me respekt për Lali Erin”, ka shkruar Daku në fanellën e dhuruar në zyrën e tij.
“Mirlind Dakun e takova dy muaj më parë, kur mori nënshtetësinë shqiptare 🇦🇱!
Dje na bëri krenarë me golin kundër Polonisë, duke na afruar me ëndrrën europiane! Forca Daku!”, ka shkruar Eiron Veliaj në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.