Sunday, 5. April 2026
Sport

Përsëriten skenat e ndeshjes Serbi -Shqipëri me dron, kësaj radhe i bën vaki Kroacisë

GS 11/09/2023 1 Min. Lesezeit

Një skenë e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian mes Armenisë dhe Kroacisë 0:1.

Një dron me flamurin e Republikës së Artsakhut, territori i të cilit është në kontest mes Armenisë dhe Azerbajxhani, është shfaqur mbi fushë dhe për këtë arsye ndeshja është ndërprerë për një kohë të shkurtër, shkruan Lajmi.net.

  

Pritet që UEFA të reagojë në këtë situatë.

Kujtojmë se në vitin 2014, në ndeshjen Serbi – Shqipëri e zhvilluar në Beograd fluturoi mbi stadium flamuri i Shqipërisë Etnike.

Për këtë rast ndeshja u ndërpre dhe Shqipëria fitoi 3:0 në tavolinë pas eskalimit të situatës.

  

  


Teilen: