Sunday, 5. April 2026
Sport

Portugalia mposht me nëntë gola Luksemburgun

GS 11/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Portugalisë e ka mposhtur me rezultat 9:0 Luksemburgut në kuadër të Grupit J kualifikues për “Euro 2024”.

Gonçalo Inacio, Gonçalo Ramos e Diogo Jota shënuan nga dy gola për Portugalinë, ndërsa me nga një gol kontribuuan Ricardo Horta, Bruno Fernandes dhe Joao Felix.

  

Portugalia ndodhet në vendin e parë ka 18 pikë, pesë më shumë se Sllovakia në vendin e dytë. Luksemburgu i treti ka 10 pikë.

Nga gjashtë pikë në pozitën e katërt dhe të pestë kanë Bosnjë-Hercegovina dhe Islanda, ndërsa në pozitën e fundit është Lihtenshtajni, pa pikë.

  

  


Teilen: