Tuesday, 12. May 2026
Sport

Bie nga 600 metra lartësi, alpinisti i shpëton vdekjes

GS 11/09/2023 1 Min. Lesezeit

Një alpinist në Zelandën e Re ra nga një shpat 600 metra dhe mbijetoi me lëndime minimale.

Policia njoftoi se incidenti ndodhi të shtunën në malin Taranaki në ishullin verior.

  

Burri u shpëtua sepse moti pranveror (në hemisferën jugore, tani është pranverë) e kishte zbutur akullin. “Ai është jashtëzakonisht me fat që është shpëtuar,” shtuan autoritetet.

Alpinisti ishte pjesë e një grupi që ngjitej në mal.

Në një moment ai rrëshqiti dhe filloi të binte duke humbur nga shikimi shokët e tij të cilët zbritën menjëherë më poshtë për ta kërkuar.

Taranaki është një vullkan i zhdukur në pjesën perëndimore të ishullit verior, në një distancë relative nga malet e tjera.

Siç vë në dukje BBC, ai është një nga malet më vdekjeprurëse në Zelandën e Re, për shkak të kushteve të këqija të motit që zakonisht mbizotërojnë.

Vetëm në vitin 2021, dy alpinistë humbën jetën nga një rënie në të njëjtin vend ku burri ra.

  


Teilen: