• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Duka: Fitoret e Shqipërisë janë fryt i punës dhe përkushtimit

11/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fitoret e fundit të Kombëtares Shqiptare në kuadër të eliminatoreve Euro 2024, nuk janë rastësore por rezultat i punës.

Kështu shprehet Presidenti i FSHF Armand Duka i ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, i cili theksoi se futbollistët dhe i gjithë stafi kanë kualitet.

  

“Nuk janë rastësi as paraqitjet, as rezultatet, janë fryt i punës dhe përkushtimit. Mund të kesh dhe përkushtim, por s’ke kualitet. Edhe kualiteti  i futbollistëve, stafit, opinionit të krijuar dhe padyshim që i prisja. Objektivi i vetëm është kualifikimi. Të tilla grupe të japin më shumë shanse sepse të gjitha ekipet mund t’i marrin pikë njëri-tjetrit”.

Sa i përket ndeshjet me Poloninë që Shqipëria e fitoi 2:0, Duka vlerësoi se polakët nuk e kërcënuan asnjëherë portën shqiptare.

“Padyshim që është kundërshtar shumë i mirë me kualitet në fushë. Ajo që kisha më shumë frikë ishin këta të dy, Zelinski dhe Lewandowski. Faktikisht jo vetëm që nuk na ndëshkuan, por as na rrezikuan, ekipi ishte i vendosur mirë në fushë”.

Sipas kreut të FSHF, ekipi shqiptar është i kompletuar në të gjitha aspektet.

“Shqipëria ka në fushë, në stol dhe të paseleksionuar që kanë pothuajse të njëjtin kualitet dhe kjo është një anë tjetër e fortë që çon drejt rezultatit”, theksoi i pari i futbollit shqiptar.

  

  


Next Post

Afati kalimtar veror, Barcelona është klubi me shpenzimet më të ulëta në Ligën e Kampionëve këtë sezon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.