Rikthehet dopingu, nga Davids te Maradona, ja rastet më të bujshme Pol Pogba pozitiv me testosteron ka tronditur botën e futbollit. Mesfushori francez i Juventusit, i cili praktikisht ishte jashtë fushës gjatë gjithë sezonit të kaluar, po përpiqej të rikthehej në dispozicion të Alegrit, por testi antidoping që iu nënshtrua pas ndeshjes Udineze-Juventus ndryshoi plotësisht skenarët.
Rasti i fundit i ngjashëm kishte të bënte me Palominon e Atalantës, i cili më pas u rikthye pas katër muajsh jashtë fushës. Por në futboll nuk kanë munguar rastet e bujshme të dopingut, pavarësisht se në vitet e fundit janë gjithnjë e më pak. Viti 2001 i Nandrolonit Në fillim të viteve 2000, dopingu në futboll ishte një temë në rendin e ditës dhe jo vetëm për shkak të deklaratave të Zdenek Zemanit. Në vitin 2001 pati disa raste të nandrolonit, një steroid anabolik që rrjedh gjithashtu nga testosteroni. Pep Guardiola (Breshia, 4 muaj skualifikim – më vonë i pafajshëm) Edgar Davids (Juventus, 4 muaj) Frenk de Bur (Barcelona) Jap Stam (Lacio, 5 muaj reduktuar në 4) Kristian Buki dhe Salvatore Monako (Peruxhia) Igor Shalimov Fernando Kouto Nikola Kaça dhe Stefano Saketi (Piaçenca) Fransua Zhilet (Bari)
RASTET MË TË VEÇANTA
Dopingu në futboll nuk është gjithmonë i lidhur me substanca të ndaluara të krijuara për të përmirësuar performancën sportive në fushë. Në fakt, ndër rastet më të habitshme, ka edhe situata në të cilat përdorimi në fakt nuk kishte asnjë lidhje me futbollin. Më klasiku është rasti i Diego Armando Maradonës.
MARADONA – Gjatë karrierës së tij, “Pibe de Oro” u skualifikua dy herë për teste pozitive dopingu, në 1991 për kokainë dhe në 1994 për efedrinë.
KANIXHA – Sulmuesi biond argjentinas ra në kurthin e kokainës një vit pas Maradonës. Erdhi skualifikimi dhe braktisja e futbollit italian.
BORIELO – Rasti i Marko Borielos shkaktoi diskutime sepse përfshiu edhe të dashurën e tij të atëhershme Belen Rodrigez. I gjetur pozitiv për prednizon dhe prednizolon (metaboliti i kortizonit), ai u skualifikua për tre muaj. Sipas rindërtimit të ngjarjes, shkak ka qenë përdorimi i një kremi kortizonik për trajtimin e një infeksioni në pjesët intime.
PERUCI – Anxhelo Peruci u gjet pozitiv për fentermine në moshën 18-vjeçare pasi mori Lipopill. Një skualifikim për një vit për këtë substancë që do ta kishte ndihmuar të shmangte dëmtimet e reja të muskujve.
ROMARIO – Në vitin 2007, sulmuesi brazilian u gjet pozitiv për finasterid, një produkt që përdoret për të luftuar rënien e flokëve. Sulmuesi nuk kërkoi kundëranalizë.
IULIANO – Në vitin 2008, mbrojtësi që atëherë luante për Ravenën dështoi në testin e dopingut dhe doli pozitiv për kokainë.
MUTU – Sulmuesi rumun, i cili lëvizte mes disa skuadrave në Itali, u detyrua të ndërpresë kontratën me Çelsin pasi doli pozitiv për kokainë. Një gjobë prej 17 milionë eurosh për të.
KAROCIERI – Më 23 prill 2009, mbrojtësi rezultoi pozitiv për një metabolit kokaine gjatë një kontrolli të synuar nga “CONI” pas Palermo-Torino. “Kam gabuar, kam marrë një substancë të përftuar nga kokaina në një mbrëmje në Milano, 10 ditë përpara Palermo-Torino. Unë kam qenë me fat, sepse familjarët e mi kanë qenë gjithmonë pranë meje. Dhe Mauricio Zamparini është një baba i dytë: ai mund të më kërkonte dëmshpërblim për dëmtimin e imazhit, por përkundrazi më mbajti në Sicili për të dy vitet e skualifikimit, duke më ulur pagën”.
BAKINI DHE FLAKI – Kokaina shkatërroi edhe karrierën e dy lojtarëve të tjerë në kampionatin italian, Xhonatan Bakinit dhe Françesko Flakit. Të dy gjetën u shkelës pozitivë dhe të përsëritur.
ABEL KSAVIER – Mbrojtësi portugez, i cili gjithashtu luajti për Romën në nëntor 2005, u gjet pozitiv me substancën e steroidit. Rezultati? Përjashtim për 18 muaj, që më pas u reduktua në 12.
PANORAMASPORT.AL