• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një tjetër emër për stolin e Gjermanisë, ish-fituesi i “Topit të Artë” gati të marrë drejtimin e “pancerave”

12/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania po për ballet me trendin më negativ në historinë e saj, ndonëse në kontingjentin ekzistues bëjnë pjesë futbollistë me ekipet më në formë si Bajerni, Barcelona, Reali apo Dortmundi.

gjermania

Dështimi në takimin kundër Japonisë rezultoi i fundit për Hansi Flikun në pankinën e “pancerave”. Kampionët e 4-fishtë në rangun e Botërorëve nuk dhuruan thuajse asgjë ndaj aziatikëve, komponent që detyroi federatën të vihej në lëvizje të menjëhershme.

Nga Nagelsman, Zamer e deri te Jyrgen Klop janë disa nga alternativat në letër për të pasuar 58- vjeçarin.

MATIAS ZAMER- Aktualisht Zamer mban rolin e këshilltarit te Borusia Dortmundi. Por duhet thënë se në eksperiencat e mëparshme 56-vjeçari ka marrë pozitë me përgjegjësi si drejtor sportiv te rekordmenët e Bajernit, ndonëse hallka e trajningut nuk i ka kaluar peshat “e rënda”, konkretisht ka drejtuar Dortmundin (2000-2004) dhe Shtutgartin (2004-2005).

zamer

Figura e Zamerit vlerësohet tej mase në Gjermani dhe ajo mund të ndikojë në zgjedhjen finale. Nga analistët vendës u tha se problemi kryesor në drejtimin e Flikut koincidonte me mbizotërimin e frymës përçarëse, ku shembulli ideal përkoi me videon e nxjerrë së fundmi në platformën “Amazon” e ku Myler e Kimish vëreheshin plotësisht kundër taktikave të Hansit. Kjo panoramë, shto potencialin e lojtarëve, nënkupton se atyre u nevojitet një “dirigjent” për të ruajtur “meloditë” mes grupit.

JYRGEN KLOP- Ka kontratë me Liverpulin deri në vitin 2026 dhe agjenti i tij e ka saktësuar para disa muajsh se Klop do ta respektojë bashkëpunimin me të kuqtë. Edhe pse tifozët e Gjermanisë e shikojnë si teknikun e duhur që mund t’i rikthejë lavdinë, kushtet ekzistuese nuk janë aspak shpresëdhënëse.

klop

Grinta e ish-teknikut të Dortmundit mund të ndezë shkëndijat e duhura për të parë sërish kombëtaren e frikshme dhe mbizotëruese, e cila në periudhën e Flikut mbeti iluzion.

JULIAN NAGELSMAN- Edhe pse Nagelsmani rezulton me letra si pjesë e Bajernit, ai mund të arrijë akord me ekipin apo kombëtaren ndaj një kushti, rimbursimin e bavarezëve kundrejt një tarife të caktuar, pra të vendosur nga kampionët e Bundesligës.

nagelsman

Problemi kryesor nga kritikët dhe analistët e futbollit rreth emrit të Julianit përkon me moshën. Ata nuk besojnë se 36-vjeçari do të vendosë balancat në një kohë të shkurtër dhe ndryshojë mentalitetin.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Kosova përballet sot me Rumaninë për ta vazhduar ëndrrën evropiane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.