Sandro Tonali është rikthyer në Milanello me kombëtaren italiane teksa ata stërviten përpara ndeshjes së tyre kundër Ukrainës nesër mbrëma.
Tonali u bë shitja më e shtrenjtë e Milanit gjatë verës pasi u largua për në Newcastle United, përcjell ORAinfo.
Ai do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës në Milanello këtë pasdite dhe u ndalua nga disa tifozë kuqezi të cilët kërkuan foto dhe autografe.
“Na mungoni, do t’ju ndjekim në Newcastle”, thanë disa tifozë, ndërsa vetë Tonali nuk tha shumë, por buzëqeshi me reagimin që mori. /ORAinfo/