Simone Inzagi duket se e ka gati formacionin titullar në derbi kundër Milanin, me teknikun italian që pritet t’i besojë sërish lojtarëve që i dhanë fitoren kundër Fiorentinës.
De Vraj do të jetë në qendër të mbrojtjes, pavarësisht rikthimit të Açerbit nga dëmtimi, teksa në mesfushë do të jetë Mkitarjan, i cili preferohet para Fratezit. Në sulm do të jetë dyshja e palëvizshme, Lautaro-Turam.
Ndryshimet priten të vijnë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Sociedadit. Në mbrojtje do të jenë Açerbi dhe Pavar që do të zëvendësojnë dyshen De Vraj-Darmian. Karlos Augusto pritet të jetë në formacion përpara Dimarkos, teksa Fratezi dhe Arnautoviç do ta nisin nga minuta e parë, duke lënë në stol Mkitarjanin dhe Turam.
PANORAMASPORT.AL