• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pogba rrezikon deri në 4 vite pezullim, por shpreson te… mbrojtësi i Atalantës

12/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rezultati pozitiv i Pol Pogbasë në një test antidoping të kryer pas ndeshjes së javës së parë të kampionatit mes Udinezes dhe Juventusit, të fituar nga bardhezinjtë 3-0 me francezin në pankinë, ka tronditur ambientin bardhezi. Substanca e ndaluar është testosteroni. Lajmi u zbulua në orët e fundit pikërisht në kohën kur thashethemet për një transferim të mundshëm te Al-Itihadi në Arabinë Saudite po shtoheshin për të ardhmen e mesfushorit francez.

pogba-675x450

MBROJTJA – Pogba përballet me dënimin maksimal prej katër vitesh skualifikim, ndonëse është sigurisht shumë herët për të bërë ndonjë parashikim për kohët e pezullimit. Pogba pritet të vendoset nën akuzë për shkeljen e neneve 2.1 dhe 2.2, të cilat kanë lidhje me prezencën e një substance të ndaluar dhe përdorimin apo tentativën për të përdorur një substancë të ndaluar. Ndërkohë do të duhet të bëhen kundëranaliza (futbollisti ka tre ditë kohë) për të konfirmuar pozitivitetin dhe për të kuptuar se cila mund të jetë linja mbrojtëse e lojtarit francez të Juves, kampion bote në vitin 2018.

Rasti i fundit i një mosmarrëveshjeje dopingu në Serinë A është ai i argjentinasit të Atalantës, Hoze Luis Palomino, i cili rezultoi pozitiv në vitin 2022 për përdorimin e substancës metaboliti klostebol, por që më pas u rrëzua nga Gjykata Kombëtare e Anti-dopingut dhe ai vuajti vetëm një pezullim prej 4 muajsh. Por në rastin e Juves, ky rezultat pozitiv me doping vjen 22 vjet pas atij të famshëm të Edgar Davidsit, i gjetur (substanca në atë kohë ishte nandrolon) edhe në atë rast në fund të ndeshjes mes bardhezinjve dhe Udinezes.

ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Messi i bën dhuratë vetes, argjentinasi blen vilë me vlerë mbi 100 milionë dollarë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.