Monday, 6. April 2026
Sport

Dha dorëheqjen nga presidenca, Rubialesit nuk i del inati: Njësoj do të kisha puthur edhe vajzat e mia

GS 12/09/2023 1 Min. Lesezeit

Luis Rubiales dha dorëheqjen nga posti, si president i Federatës Spanjolle të Futbollit për shkak të puthjes me futbollisten që bëri “namin” në të gjithë botën.

rubiales_rtve_hermoso

“Synimet e mia ishin fisnike, thjesht isha entuziast për fitoren, nuk kishte asgjë seksuale. Ju siguroj 100%. Puthja për Xhenin është e njëjta që do t’i kisha dhënë njërës prej vajzave të mia. Në mesin e miqve dhe familjes kjo është shumë, shumë e zakonshme. Ajo puthje ishte vetëm një moment shumë i lumtur, një festë, një moment euforie. Unë duhet të kisha vepruar më solemnisht, ftohtë dhe diplomatik”, thotë Rubiales gjatë intervistës Piers Morgan e cila do të publikohet e plotë sonte në mbrëmje në orën 20:00.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: