Kosova po luan në udhëtim te Rumania në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024”.
Rumania ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës. Në minutën e 83-të për 1:0 shënoi Stanciu.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Arena National”, duke filluar nga ora 20:45.
Kosova ka mbetur me 10-të futbollistë në fusha nga minuta e 42-të pasi që Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Sfida e parë ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, e zhvilluar në muajin qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pati përfunduar pa gola.