Ish-basketbollisti i NBA-së, Brandon Hunter, ka vdekur në moshën 42-vjeçare.
Për vdekjen e tij ka njoftuar Jeff Boals, trajner i Ohio Bobcats.
“U prehtë në paqe një madhështor i Bobcat. Na la shumë herët”, ka shkruar Boals në “Instagram”.
Hunteri në NBA kishte luajtur për Boston Celtics dhe Orlando Magic, ndërkaq më vonë kishte luajtur edhe në Evropë.