• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Futbolli, tension Prishtinë-Tiranë, pakënaqësi nga Federata në Prishtinë që Shqipëria merr lojtarë

13/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Njëri prej tyre e ka lënë shenjën që tani. Mirlind Daku është një sulmues 24-vjeçar, shqiptar I Kosovës, I cili tashmë mban veshur bluzën e Shqipërisë. Ai u bë hero me golin e dytë në fitoren ndaj Polonisë në eliminatoret e Europianit, ndeshje ku u aktivizua edhe një tjetër lojtar nga Kosova.

Ky është Arbnor Muja, gjithashtu lojtar sulmues, por I krahut. Nga Prishtina vjen shqetësimi se ekipi kuqezi po i merr lojtarët, ndërsa lajmi ishte edhe për mbrojtësin Lumbardh Dellova.

Presidenti I Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, I bëri vërejtje Tiranës duke theksuar se nuk duhen thirrur lojtarë që kanë qenë pjesë e Kosovës. Nga Federata Shqiptare e Futbollit për momentin nuk ka koment.

Daku ka qenë I thirrur te Kosova për 5 ndeshje, duke qenë në stol në sfidat e Ligës së Kombeve, e duke u aktivizuar në 4 miqësore në 2021. Nga ajo kohë nuk pati interesim, ndërsa Shqipëria e thirri vetëm tani.

Muja, ndërkaq, ka qenë pjesë e Kosovës U21 në ndeshjet eliminatore të Europianit, madje ka qenë në ekip në sfidën e humbur 1-2 me Shqipërinë në “Elbasan Arena” në 2019. Edhe për të, interesimi nuk vazhdoi që nga ajo kohë dhe nuk u thirr kurrë nga ekipi përfaqësues I të rriturve të Kosovës.

Përsa I përket Lumbardh Dellovës, ai është 24 vjeç dhe luan si qendërmbrojtës te kampionia e Ballkanit. Futbollisti ka qenë në katër ndeshje në 2022 pjesë e Kosovës, veçse në miqësore, por jo në sfidat e Ligës së Kombeve apo eliminatoret e Europianit.

Ademi deklaron se Shqipëria nuk I ka bërë ftesë Dellovës, dhe se bisedon rregullisht me homologun e tij të Shqipërisë, Dukën. Gjithsesi, për herë të parë që nga koha e Europianit 2016 e përpara tij, lojtarë të Kosovës po mendojnë dhe po vijnë tek Shqipëria, me gjasë sepse nuk po gjejnë vend në ekipin e shtetit të tyre. /abcnews.al 

Next Post

Humbja nga Shqipëria i kushton me shkarkim trajnerit që fitoi EURO 2016, Fernando Santos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.