Monday, 6. April 2026
Sport

Disa kërkuan që Granit Xhaka të lihej në stol por Vogel ka një përgjigje të prerë

GS 13/09/2023 2 Min. Lesezeit

Murat Yakin dhe kapiteni Granit Xhaka, bënë bujë me mosmarrëveshjet mes tyre.

Aktorët kryesorë edhe një herë, Granit Xhaka dhe Murat Yakin. 

Kapiteni dhe selektori sfidojnë njëri – tjetrin dhe bëjnë shaka në konferencën e përbashkët për shtyp para ndeshjes me Kosovën. 

Pas rezultatit 2:2, shakatë bëhen serioze. 

Xhaka akuzon Yakin për stërvitje, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.  

Kjo nuk e befason legjendën, trajnerin Erich Vogel.

Ai thotë: “Muri si lojtar ka mundur të rebelohet edhe kundër trajnerëve të tij, siç bëri Xhaka. Yakin e bëri këtë disa herë si lojtar dhe Xhaka është pasardhësi i tij, i caktuar”.

Në prag të ndeshjes me Andorrën, jo pak ekspertë kërkuan që Xhaka të lihej në stol. “Kushdo që kërkon diçka të tillë nuk e ka idenë. Ju nuk e zgjidhni një konflikt duke hapur një vend të ri”, thotë Vogel. 

Zvicra ka shënuar fitore mbrëmë me rezultat 3:0 ndaj Andorrës, në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian. 

Vogel thotë se nuk mund të gjykojë nga distanca nëse Xhaka ka qenë korrekt në kritikat e tij. “Por sigurisht që nuk ishte koha e duhur për këtë”.

Teilen: