Antony në listën e United për Premier Ligë, pavarësisht se akuzohet për dhunimin e tri grave.
Manchester United e ka përfshirë Antonyn në skuadrën e tyre të Premier Ligës, pavarësisht se futbollisti është duke u hetuar se ka shkaktuar dhunë në tri gra.
Klubet e Premier Ligës janë të detyruara që të dërgojnë listën me skuadrat e tyre për pjesën e parë të sezonit deri sonte në ora 12 (13 shtator) me maksimum 25 futbollist senior me leje pune.
Antony është përfshirë në listën e United, pavarësisht se klubi në fillim të javës tha se sulmuesi brazilian ka marrë leje për mungesë “deri në një njoftim të radhës” për të “adresuar akuzat” që janë bërë kundër tij.
Antony u përjashtua edhe nga Kombëtarja e Brazilit pas një serie akuzash për sulme fizike nga ish e dashura e tij Gabriela Cavallin, me Policinë e Manchesterit të Madh dhe atë të Sao Paolos që janë duke e hetuar rastin.
Pas akuzave të Cavallin, edhe dy gra të tjera dolën në pah e ku ato e kanë akuzuar Antonyn për sulm seksual, njëri ka ndodh në Mbretërinë e Bashkuar kurse tjetri në Brazil.
Antony vazhdimisht i ka mohuar akuzat gjatë një interviste me kanalin televiziv brazilian SBT, por United – të cilët më parë ishin kritikuar ashpër së si menaxhuan keq situatën e Mason Greenëood në klub – vendosi bashkë me futbollistin që ai të qëndronte pak kohë jashtë skuadrës derisa të përfundojnë hetimet.
Megjithatë, ai prapë është përfshirë në listën prej 25 futbollistëve për pjesën e parë të sezonit në Premier Ligë, me ndryshimet e radhës në listë që mund të bëhen në janar.