Kristjan Asllani ishte një nga 3 interistët e përzgjedhur për çmimin “Gentleman Fair Play”, së bashku me Dimarkon dhe Marotën.
Çmimi “Gentleman” është një çmim që jepet që nga viti 1996 për të shpërblyer lojtarët dhe drejtuesit që janë dalluar për besnikërinë, korrektësinë dhe lojën e ndershme gjatë sezonit të kaluar futbollistik.
Çmimi lindi nga një ide e Xhanfranko Fasan dhe Federiko Aloisi, të cilët synonin të krijonin një çmim që përmirësonte aspektin etik si dhe atë sportiv. Fillimisht synohej vetëm për lojtarët e Milanit dhe Interit, por në vitet pasuese u prezantuan një sërë kategorish të tjera.
Ky çmim special, caktohet përmes votimit nga përdoruesit e faqes zyrtare të ngjarjes (si dhe faqet e partnerëve mediatikë si dhe Interit e Milanit) dhe nga një juri gazetarësh ekspertë në këtë sektor. Çdo vit, ceremonia e ndarjes së çmimeve mbahet në Milano, gjatë një darke gala.
“Sapo mora vesh për thirrjen e Interit, menjëherë thashë po sepse jam thjesht një tifoz i Interit”, u shpreh Asllani në ceremoninë ku u nderua me çmimin special.
Mes futbollistë të tjerë që u nderuan me këtë çmim ishin edhe Leao, Kalabria, Çau, Pesina dhe Pavoleti.
PANORAMASPORT.AL