Duket se rinovimet te Interi vazhdojnë, me Xhuzepe Marotën që ka konfirmuar bisedimet me një tjetër yll të skuadrës.
Bëhet fjalë për Frederiko Dimarkon, i cili ishte një nga më të mirët në radhët e zikaltërve sezonin e kaluar.
“Dimarko e meriton një kontratë të re, ai e do këtë klub dhe ne do të negociojmë sa më shpejtë të jetë e mundur”, u shpreh drejtori sportiv i Interit.
Kujtojmë që me zikaltërit rinovuan këtë verë edhe Bastoni, Çalahanoglu e De Vraj.
PANORAMASPORT.AL