Rafael Leao pranon se Milani po e pret me padurim ndeshjen e “Derby della Madonnina” me Interin të shtunën.
Talenti portugez ishte në eventin Premio Gentleman për të marrë një çmim për Golin e Sezonit, i treti i shënuar në fitoren 4-0 të kuqezinjve ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Ai mund të jetë sërish në garë për çmimin vitin e ardhshëm pasi e nisi sezonin me një gol në mënyrë akrobatike kundër Romës .
“Unë isha përpjekur për një kohë të shënoja një goditje nga lart dhe ishte një moment i mrekullueshëm kur më në fund mbërriti, veçanërisht pasi nuk kisha shënuar kurrë në Stadio Olimpico. Për një lojtar, goditja nga lart është mënyra më e kënaqshme për të shënuar”, tha Leao.
Milani dhe Interi janë liderët e përbashkët të Serisë A dhe do të përballen me njëri-tjetrin në “Derby della Madonnina” të shtunën.
“Është gjithmonë një lojë e mrekullueshme dhe të dyja skuadrat janë të ndezura. Unë dhe të gjithë bashkëlojtarët e mi mezi e presim këtë ndeshje. Le të fitojë skuadra më e mirë.”, tha Leao.
Interi i dominoi derbit sezonin e kaluar, duke fituar katër radhazi mes Serie A, Superkupës së Italisë dhe gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, të gjitha pa pësuar gol.