• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Muriçi: Ne jemi një ekip i ri i madh

14/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës po e kalon edhe një kampanjë dëshpëruese kualifikuese duke mbetur pa u kualifikuar në një garë të madhe, një ëndërr kjo e të gjithëve.

“Dardanët” u mposhtën nga Rumania 0:2 për t’iu dhënë fund gjasave për të shkuar në Euro 2024, në një ndeshje me plot polemika, ku u shfaqën parulla kundër Kosovës.

Portierit Aro Muriç i vjen keq që ai me shokë nuk arritën ta gëzonin popullin tonë me një kualifikim në Kampionat Evropian. Megjithatë, ai është i bindur se Verdhekaltrit kanë të ardhme të ndritshme, duke premtuar se ata do të kthehen më të fortë se asnjëherë më parë në kërkim të sukseseve të reja.

“Gjithmonë një kënaqësi të luash për këtë vend. Faleminderit për mbështetjen, të gjithë ishit fantastikë. Ne koncentrohemi në futboll, edhe kur gjendemi në rrethana të vështira si ato të fundit. Do të shikojmë përpara të gjithë dhe fokusi ynë do të jetë që ta edukojmë gjeneratën tonë të ardhshme dhe që paraqitjet tona të fushë ta kapërcejnë çdo pengesë.

Ne jemi një ekip i ri i madh, i cili po mëson vazhdimisht dhe besoj se do të kthehemi më të fortë me më shumë zjarr dhe do të luftojmë për t’ua shpaguar të gjithëve besimin në ne”, ka shkruar në Instagram portieri i Kombëtares.

Nga 6 ndeshje të zhvilluara në Grupin I, Kosova i ka grumbulluar veç 4 pikë, duke i regjistruar 4 barazime e 2 humbje.

Next Post

Çelsi mendon rikthimin e bujshëm, Armando Broja mund të ketë shok skuadre legjendën e “Bluve”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.