Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka analizuar takimin e sotëm kundër Betisit, që korrespondon me ndeshjen e 5- të të Ligës , në stadiumin “Olimpik Montjuiç”.
Trajneri ka konfirmuar se do të bëjë rotacione, ka vlerësuar bllokun andaluzian të Pelegrinit dhe ka vënë në pah performancën, kapacitetin dhe mentalitetin e Ferran Torres, duke bërë dhe një krahasim mes Barcelonës dhe Mançester Sitit të Pep Guardiolës.
NDESHJA NDAJ BETISIT
“Mbërrijmë mirë në këtë takim. Mendoj se të gjithë janë rikthyer mirë, përveç shqetësimit që kemi me Gyndoanin. Betisi është një ekip i madh, teknikisht një nga më të mirët. Pelegrinit i pëlqejnë lojtarët teknikë ndaj do të jetë një ndeshje e vështirë. Tani na pret një seri ndeshjesh në fushën tonë që duam t’i fitojmë”.
LAMIN JAMAL
“Është e vërtetë se ka luajtur shumë ndeshje me ngarkesë. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk po kujdesemi për të. Ai do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm, pavarësisht nëse luan pak apo shumë. Duhet të kujdesemi për të. Është një lojtar me mjaft kapacitet dhe që do të na japë shumë”.
RINOVIMI
“Kam folur për këtë temë me Dekon, presidentin, dhe të gjithë zinxhirin drejtues të Barcelonës. Për mua është e rëndësishme paraqitja dhe arritjet e skuadrës. Nëse nuk ka objektiva, një kontratë e gjatë nuk ia vlen. Këtu bëhet fjalë për paraqitjen dhe arritjen e suksesit në bazë të titujve. Trajneri i Barçës ka presion, por unë nuk do të jem kurrë problem. Rinovimi im do të shpallet së shpejti, pas disa ditësh”.
Kalendari
“Ne besojmë se skuadra është e kompletuar mirë për të përballuar kaq shumë ndeshje. Kemi një skuadër të mirë, konkurruese… Mund të mos jetë shumë e gjerë në përbërje, por është shumë cilësore dhe ne i besojmë lojtarëve të kemi. Më pëlqen një skuadër e shkurtër dhe cilësore”.
Gyndoan dhe Arauho
“Gyndoan ka marrë një goditje të fortë dhe do të shohim se si është. Do të vendo sim para se të nisë takimi, por ai do të jetë i disponueshëm. Ronald është shumë mirë, por nuk duam të rrezikojmë”.
Siti
“Mendoj se nuk është e njëjta gjë të krahasosh një trajner të Mançester Sitit dhe një trajner të Barcelonës. Arsyeja është e thjeshtë, sepse kërkesat nuk janë të njëjtat. Nuk mendoj se vlen të krahasosh Barcelonën me klubet e tjerë në këtë drejtim.
Këtu niveli i kërkesës, pritshmërisë, stresit, domosdoshmërisë për të fituar është krejt i ndryshëm. Më pëlqen të fitoj, por të fitosh këtu duhet ta bësh me stil. Kjo është Barça, asnjëherë nuk kënaqen vetëm duke fituar. Jo vetëm kaq, por këtu nuk të japin shumë kohë, nuk ka durim dhe unë e di këtë”, deklaroi Ksavi Hernandez.
Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL