Wednesday, 13. May 2026
Sport

Rifillon finalja e Superkupës, largohen vetëm tifozët mitrovicas

GS 17/09/2023 1 Min. Lesezeit

Në Suharekë po zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës mes Trepça dhe Pejës.

Sfida tashmë ka rifilluar pas ndërprerjes një minutë pa përfunduar pjesa e parë.

  

Ndonëse është tërhequr vërejtja, fyerjet mes tifozëve dhe hedhjet në parket kanë vazhduar.

Fillimisht trajneri Rami Hadar, e mori ekipin dhe u largua drejt zhveshtores. Teksa u kthye më pas kur u qetësua situata. Megjithatë, gjyqtari i largoi sërish dy ekipet derisa të zbrazet pjesa ku ishin tifozët mitrovicas, “Torcida”.

Ndërkohë, pjesa ku janë tifozët e Pejës, kanë mbetur brenda dhe nuk janë larguar.

Tani janë luajtur 58 sekondat e mbetur në pjesën e parë të ndeshjes mes Trepçës dhe Pejës.

Në pushim, Trepça ka shkuar me epërsinë prej 40:32.

  

  


Teilen: