• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arsenal gati të “blindojë” Odegaard, “topçinjtë” hapin “thesin” për norvegjezin

18/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prej sezonit të shkuar, “topçinjtë” e Arsenal duket të kenë rimarrë atë “shkëlqimin” e dikurshëm, teksa kanë arritur të krijojnë një ekip plot “yje” e lojtarë të talentuar, si Martin Odegaard, Bukayo Saka, Gabriel Martinelli, Aaron Ramsdale e Gabriel Jesus.

Ndër “yjet” që “shkëlqen” më shumë është padyshim kapiteni norvegjez, Martin Odegaard, i cili mund të thuhet me plot gojë se ka “ringjallur” mesfushën e “topçinjve” e për këtë arsye duket se dëshiron ta “shpërblejë” me një kontratë të re.

Aktualisht, ish-“fantazisti” i Real Madrid ka një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025 me “topçinjtë”, me një pagë prej 115 mijë paundësh në javë, mirëpo duket se kjo gjë do të ndryshojë në ditët në vijim dhe për këtë gjë dakordësinë e ka dhënë dhe vetë lojtari.

Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, klubi në punë e sipër për të përfunduar rinovimin me norvegjezin, teksa mësohet se kanë gati një kontratë 4-vjeçare, nga e cila kapiteni i “topçinjve” do të përfitojë një pagë 12 milionë euro në sezon. /i.m /abcnews.al

Next Post

Incidenti në finalen Trepça-Peja, zëvendësministrja paralajmëron ndalimin e tifozëve në palestra

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.